Rreth Ulqinit

ULQINI - qytet me histori të bujshme dhe traditë të shkëlqyer. I ngritur mbi shkrepa, i përngjanë anijes që është duke u hyrë në det, qyteti i vjetër që më shumë se dy mijë e gjysmë vjet sfidon valët e detit. Askush nuk mundi ta pushtojë nga deti, edhe pse valët e detit e rrahin atë nga tri anë. Qytetin e vjetër e kanë sulmuar shumë pushtues, të cilët me të shkuar pas vehtes kanë lënë gjurmët e civilizimit të tyre. Qyteti, muret e të cilit janë të “thurura” nga gurët iliro-ciklopik, pas çdo pushtimi bëhej gjthnjë e më i pasur nga ana shpirtërore dhe kulturore, duke mos humbur asgjë nga origjinaliteti dhe papërsëritshmërija e tij.

Ulqini, Olciniumi antik, Dolciniumi i mesjetës është qytet i historisë së bujshme dhe të tashmes së qetë, i stolisur me arkitekturë rromake, gotike dhe orientale.

Në shekullin V para erës së re mendohet se aty kanë jetuar kolonistët grekë nga Kolhida, të cilët i dhanë emrin Kolhinium. Në shekullin e II para erës së re vëndbanimet e tyre i kanë pushtuar rromakët. Pastaj qyteti hyri në kuadër të Bizantit, e me vonë u bë pjesë e shtetit të Zetës. Aty mund të shihni gërmallat e qytetit të vjetër të Svaçit, qëndrës mesjetare të mbretëris së Zetës, qytetit në të cilin, simbas gojdhënave, kishte aq kisha, sa ditë ka viti! Dinastia feudale e Balshajve, e cila sundonte Zetën, ekonomikisht u ngrit me zhvillimin e krypores, e cila gjindej ne rajonin e Shkodrës dhe Ulqinit. Rreth vitit 1360 Balshajt ishin feudalët më të mëdhenjë të Zetës, furnizonin me kripë edhe pallatin mbretëror të Nemanjiqëve. Në vitin 1403 Gjergji i II-të Stracimiroviq, pasardhësi i themeluesit të dinastisë, Balsha i I, vdiq nga plagët e marra në betejën kundër turqëve në Graçanicë, ku i kishte dërguar trupat e veta në ndihmë Stefan Lazareviqit. Gjergji i II u vorros në kishën e Shën Katrinës në Ulqin, të cilin ai e konsideronte si kryeqytet të shtetit të vet.

Në vitin 1405 e pushton Rrepublika e Venedikut.

Një pjesë e banorëve të bregdetit merrej me pirateri. Ky “zanat” posaçërisht lulëzoi pasi që në Ulqin në shek. 14. u vëndosën afër 400 kusarë – arap nga Malta, Tinisi dhe Algjeri. Sulmonin anijet tregëtare të qyteteve dalmatine, Rrepublikës së Venedikut dhe shteteve të tjera bregdetare. Në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane, Ulqini ishte “kryeqendër” e kusarëve të Adriatikut dhe njëri nga tregjet më të medha të robërve në këtë pjesë të botës. Pas betejës pran Lepantit (në vitin 1571.) kapedani i kusarëve Uruç Ali fitoi nga sulltani lejen të vëndoset në Ulqin me 40 kusarë. Plaçkitësit e detit kanë rrebeluar prej Cavtatit deri në Peloponez deri në fillim të shek. 19. Kusarët binin nga Afrika djem zezakë dhe i ushtronin ata për shërbim në sofër. Të rriturit i veshnin në rroba me ngjyra të theksuara dhe gjatë sulmeve plaçkitëse i detyronin që të parët të kercejnë në bash të anijes-viktimë, gjë që shkaktonte panikë tek ekuipazhi.

Simbas gojdhaneve, këtu kaloi plotë pesë vite në robëri, spanjolli Miguel de Servantes, që më vonë u bë shkrimtar i famshëm. Ai këtu gjeti modelin e të dashurës së Don Kishotit të cilës në roman i dha emrin Dolçinea, simbas emrit të atëhershëm të qytetit. Në kullën e Blashajve në Kala, kah mesi i shek. XVII ka jetuar prijësi i njohur i lëvizjes së hebrenjëve në Perandorinë Osmane, reformatori dhe komentuesi i Talmudit, Sabatai Cevi, i cili pasi që pranoi islamin në vitin 1676. në të njëjtin vit edhe vdiq me emrin Mehmed Efendija.
Qyteti i vjetër, në njëfarë mënyre mund të ndahet në dy tërësi: qyteti i epërm, citadella, i ndërtuar në platon më të lartë të gadishullit shkëmbor dhe pjesa tjetër e banuar e qytetit e cila ulet kah jugu.

Në Kalanë e Ulqinit mund të hyhet nga veri-lindja ose nga gjiri nëpër portën kryesore. Këtu gjindet Tregu i 

robërve, ku dominon Kulla e Balshajve (shek. XII), në të cilën është e vëndosur galerija e arteve. Përballë galerisë gjindet Muzeu Etnologjik. Kah jugu, afër detit, përballë njëra tjetrës, gjinden dy ndërtesa madhështore: Pallati i Ballshajve dhe Pallati e Venedikut. Në anën përëndimore të qytetit të vjetër gjindet kisha ortodokse e Shen Nikollës. Në periudhën e sundimit osman, kisha ishte e shëndrruar në xhami, por në vitin 1890 përsëri u shëndrrua në kishë, në kujtim të dëshmorëve të luftës së vitit 1878.

Xhamija e Pashës, e ndërtuar në vitin 1719. Në afërsi të xhamisë gjinden hamamet turke, i vetmi objekt i këtij lloji në Mal të Zi.

Në pjesën veriore të qytetit gjinden dy kisha. Njëra prej tyre, sikurse edhe ajo në qytetin e vjetër, mban emrin e Shën Nikollës dhe është e ndërtuar në kujtim të përfundimit të administratës turke në Ulqin.

Në Ranë, nga ku shfaqet pamja magjepse në Kala, posaçërisht natën, ndërmjet gadishullit Ratislav dhe bedemeve të vjetra të kalasë, gjindet Plazhi i vogël, më i njohuri plazh i qytetit në bregdetin e Malit të Zi.

Ajo që dallon Ulqinin nga qytetet tjera bregdetare, është sigurisht, pazari i cili gjindet në rrugën kryesore të qytetit. Këtu, sidomos të martëve dhe të premteve, ditëve të pazarit, mund të bleni prodhimet autentike vendase. Në çdo kohë mund të gjeni qumështin e freskët vendas, djathin, vezët, pemët dhe perimet, ullinjët, vajin e udhinjëve, kurse duhanxhinjët e apasionuar, aty mund të gjejnë duhanin e Ostrosit, prodhimin më të mirë të këti lloji në Mal të Zi.

Dëshmia më e mirë se në pazarin e Ulqinit dominojnë prodhimet vendase, është, sigurisht, sfilata e veshjeve kombëtare nga rrethina e Ulqinit, me të cilat janë të veshura shumica e shitseve. Duke ofruar prodhimet e veta, ato me veshjen e tyre na e bëjnë të ditur se prej cilit rajon vijnë dhe vetë ky fakt paraqet garancionin më të sigurtë për kualitetin e mallit.

Ulqini është qyteti i vetëm në Mal të Zi i cili është i rrethuar me fusha pjellore në të cilat kultivohen pemët dhe perimet e kualitetit më të lartë. Aty gjindet edhe liqeni egzotik i Shasit, të cilin ornitologët e quajnë “miniatura e liqenit të Shkodrës”, i pasur me peshqë dhe zogjë uji, si dhe Shtoji, atraksion i veçantë në bregdetin Adriatik për gjahtarët.

Legjenda thotë se në mesjetë asnjë beqarë nuk mund të martohej, përderisa nuk i mbjellte së paku dhjetë fidane ulliri. Ulqini është qytet i ullinjëve, bimëve ekzotike të Adreatikut jugorë dhe specijalistë për kultivimin e ullinjëve. Në periferinë e tij gjindet ullishta më e madhe në vend, ku ka trungje të vjetër edhe me qindra vite…

Të gjitha që i kemi përmëndur janë vetëm një reflektim i zbehtë i pasurive të begatshme natyrore të këtij vendi, ajri i të cilit është përplot me erë të mendrës, lavandës së egër, luleve për kullotjen e bletëve.

Dashuria në shikim të parë për rajonin me natyrë madhështore të paprekur, për detin e pastër dhe të kthjellët të Adriatikut, ka lënë gjurmë të thella në zemrat e shumë poetëve dhe mëndimtarëve, siç janë Lord Bajroni, Xhorxh Bernard Shou, laureatit të çmimit Nobel për letërsi Ivo Andriqi dhe i ka inspiruar të thurin vargje për bukurinë e këtyre viseve.

Ejani në Ulqinin mikëpritës, madhështorë dhe të urtë!

Ai do ju përtrijë energjinë e jetës dhe do ju dhurojë mbresa të paharruara.

ULQINI
Nr. i banorëve: 20 000
Gjindet: 95 km në jug të Podgoricës, 25 km larg Tivarit.
Aeroportet: Tivat (85 km), Podgorica (95 km).
Më shpejtë vihet nga Podgorica (mund të anashkalohen ngarkesat në trafik nëpër Budva dhe Beçiq).
Stacioni i autobusave: në mesin e Bulevardit Vëllazërim Bashkim.
Autobusat në zonën bregdetare dhe në drejtim të pjesës qendrore – dy herë në orë.
Qarkullimi nëpër qytet – këmbë apo me taksi.