Rreth Malit të Zi

Çka ju tërhek për në Mal të Zi?Para së gjithash, ajo që, në këtë Rrepublikë, si ndoshta askund në Europë, (vënd i cili është pushtuar, shetitur dhe vizituar gjërë e gjatë dhe përshtatur tëgjitha nevojave të civilizimit modern), i shkoi për dore që të ruaj natyrën madhështore të paprekur.Mali i Zi në vitin 1991 u rradhit nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe u shpall si vënd ekologjikisht i pastër me vlera specifike natyrore. I zhytur në gjelbrimin e bimëve ekzotike, të cilat marinarët në kohë të lashta i sjellën këtu nga tëgjitha anët e botës. I rrethuar me male dhe det, i përkëledhur me freskinë e ajrit shërues,Malii Zi është vend i panoramave, të cilën e pikturoi vetë natyra. Deti Adriatik i pastërt dhe i tejdukshëm, kurorat e larta malorë, të mbuluara me pyje shekullore të pishave dhe ullinjëve, bregëdeti i thyer me gjire dhe lugje, i mbrojtur nga erërat e forta dhe valët e mëdha. Të gjitha këto do të lënë tek ju mbresa të paharruara pas pushimit në Mal të Zi.

Mali i Zi gjindet në pjesën qendrore të Mesdheut, në jug-perëndim të gadishullit Ballkanik. Kufinjët tokësorë: në përëndim – Kroacija, në veri – përëndim Federata e Bisnjës dhe Hercegovinës, në veri – lindjeSerbia dhe në jug – lindje Shqipëria. Sipërfaqja e Malit të Zi është 13812 km2. Rrepublika posedon 290 km bregdetë, tejdukshmërija e ujit është 56 metra, ka 117 plazhe, 240 ditë me diell në vit, qytete të vjetra të cilët janë të vegjël dhe të rregulluar mirë e që shtrihen për rreth gjireve dhe lugjeve gjatë bregdetit malazez të Adriatikut. Bashçet dhe parqet, manastiret madheshtorë, mozaiqet e periudhës së bizantit, shetitoret buzë detit me palma, dyqanet e shumta, restaurante dhe bare, ushqim të shëndoshë dhe të shijshëm, shumëllojshmëri e pemëve dhe perimeve – tëgjitha këto e përmbushin pikturën e vendit, në të cilën vërtet çdo gjë është e përmbushur me energji pozitive.

Në Mal të Zi, i cili përfshin vetëm 0,14% të territorit të Europës, gjinden 40 liqej.Më i madhi në tërë gadishullin Ballkanik është liqeni i Shkodrës i cili në tërësi ka sipërfaqen prej 391 km2 dhe shtrihet në Mal të Zi dhe Shqipëri. Territori i liqenit i cili i përket Malit të Zi është shpallur Park Nacional. Më të njohurit janë këta liqenjë: liqeni i Zi në malin Durmitor, liqeni i Biogradit në malin Bjellasica, liqeni i Plavës si dhe liqeni i Shasit i cili gjindet në afërsi të Ulqinit.

Nëpër kanjonet e bukura përrallore dhe lugina shtrihen lumenjët pitoresk: Tara (“Loti i Europës”), Piva (me Komarnicën), Moraça, Limi, Zeta, Qehotina, Cemi dhe Buna. Kanjoni i lumitTara(i thellë 1300 m) është kanjoni më i madh në Europë dhe i dyti për nga lartësia në botë, pas kanjonit të Kollorados. Ato sikur janë të krijuar për rafting, lundrim, lundrim me rrema, not, peshkim dhe kajak.

Rreth 80% të teritorit të vendit është e përfshirë me pyje, kullosa natyrore dhe livadhe. Pyjet përfshijnë gati gjysmën e kësaj sipërfaqe. Falë relefit të larmishëm, diferencave në lartësi, kushteve klimatike dhe përbërjes së tokës, Mali i Zi numëron 2880 (që është gati 25% e gjithë florës së Europës) lloje dhe nënlloje të bimëve të ndryshme (nga të cilët 212 lloje janë karakteristike për gadishullin Ballkanik, kurse 22 janë tipike malazeze).

Fauna është mjaft e llojllojshme. Në pyjet e veriut ka harusha, ujq, dhelpëra etj. Shumë lloje të ndryshme të zogjëve, e sidomos në liqeninin e Shkodrës, për ç’arsye e quajnë “aeroport i zogjëve”.

Relefi i larmishëm ndikon shumë në klimën e Malit të Zi: në bregëdet dominon klima mesdhetare, kurse nëpër malet në afërsi të bregdetit klima është kontinentale. Në ndikim e detit Adriatik, vjeshta është këtu më e nxehtë se sa pranvera, kurse dimri, çka është karakteristike për klimën mesdhetare, është i butë (temperatura mesatare e janarit është rreth 5 °С, ndërsa temperatura më e ulët shkon rreth minus 10°С. Borë bije në viset malore, kurse në zonën bregdetare pothuajse nuk bie fare. Vera zakonisht është e nxehtë dhe rëndom pa reshje. Në pjesën bregdetare temperatura mesatare në korrik është ndërmjet 23,4 dhe 25,6°С. Në pjesën qendrore të Malit të Zi, në fushën e Zetës dhe Bjellopavliqit temperatura në korrik arrin deri në 26,4°С (në Podgoricë) dhe 25,4°С (në Danillovgrad). Temperatura maksimale nganjëherë arrin deri në 40°С.

Bregëdeti i Adriatikut është një zonat me më se shumti ditë me dijell në Europë. Numri i orëve me dijell gjat vitit në bregdetë e Malit të Zi është: Ulqini (Hoteli Albatros) – 2700, Herceg Novi – 2386, me fjalë të tjera, dijelli në Ulqin shkëqen për çdo ditë rreth 7 orë, në Podgoricë 6,6 orë, kurse në Kollashin dhe Zhabljak – 5 orë.

Numri i banorëve në vend: 662 000 banorë, prej të cilëve: Malazezë – 62%, Boshnjakë – 13%, Serbë – 9% dhe Shqipëtarë – 7%.

Qyteti më i madhë në Mal të Zi është Podgorica (152 000 banorë), sipas nenit 7 të Kushtetutës – kryeqyteti i vendit – qytet modern europjan, qendër ekonomike, qytet i shkencës, arësimit dhe kulturës. 12 km larg Podgoricës gjindet aeroporti ndërkombëtarë (nga i cili deri te hoteli “Albatros” arrihet për një orë e gjysëm).

Neni 8 i Kushtetutës e përcakton Cetinën si kryeqendër të Malit të Zi, e cila ishte kryeqendër deri në Luftën e II botërore. Këtu ishin të vëndosura përfaqësitë diplomatike të shumë shteteve. Me kalimin e Qeverisë dhe institucioneve kryesore shtetërore në Podgoricë, në ndërtesat luksoze të ambasadave janë vëndosur muzeumet. Për këtë arësye Cetina sot konsiderohet si kryeqendër historike dhe kulturore.

Ndoshta askundë në botë nuk ka pjesë të bregdetit që kaqë bindshëm dëshmon për shumëllojshmërinë e shtresave të historisë së civilizimeve si dhe gërshetimin i tyre siç është në Mal të Zi. Ndoshta shkaqet për këtë duhet të kërkohën mu këtu, ndërmjet Budvës dhe Tivarit të sotëm, ku është shtrirë kufiri kryesorë në historinë e Europës – ai i cili ndante Perandorinë Rromake në atë të lindjes dhe të përëndimit. Për atë arsye në Mal të Zi do të hasni në distancën prej disa kilometrave, në qytete të ndërtuara në stilin e Lindjes së Afërme, Mesdheut lindorë, të cilët janë më të ngjajshëm me qytetet bregëdetare të Greqisë ose të Lindjes së Afërme.

Herceg Novi (125 km largë Podgoricës) – “qyteti më i ri” në Bokë të Kotorrit, i cili është i vjetër më shumë se gjashtë shekuj (viti 1382). Muret e qytetit janë pak të ruajtura, megjithëse qëndra grandioze e qytetit të vjetër me dy sheshe, tempuj dhe galeri është e ruajtur mirë. Ky është vërtetë qytet-bashçe. Për çdo vitë në fund të shkurtit, në shenjë të përfundimit të dimrit, qytetarët në këtë qytet organizojnë Festivalin e mimozës.

Perasti (29 km në veri të Herceg Novit). Qytet i kishave dhe pallateve dhe menjëherë buzë tij në det, sikur dy perla, gjinden dy ishuj: “Gospa od Shkrpjella” dhe “Shen Gjergji”. Në shekullin XVIII Pjetri i I ka dërguar në Perast nxënësit më të mirë të tij, që të mësojnë detarinë tek kapiteni i famshëm Marko Martinoviqi.

Kotorri (81 km largë Podgoricës) mbrenda mureve ruan vlera të shumta materijale dhe shpirtërore në formë të përmendoreve kulturore. Në vitin 1979 UNESCO e rradhitë në Listën e objekteve të trashëgimisë kulturore në botë.

Tivati (84 km largë Podgoricës)- aeroporti ndërkombëtarë (nga i cili për më pak se dy orë arrini deri te hoteli “Albatros”). Parku është veçorija kryesore e këti qyteti. Në të gjinden olendre,palma, mimoza dhe lloje të ndryshme të bugenvilijeve.

Budva (60 km large Podgoricës). Meka turistike, ku është i përqëndruar numri më i madhë i hoteleve, vilave dhe apartamenteve. Qytet në të cilin zhurma e diskotekave shurdhon këngën e zogjëve, ku lumenjët prej automobilëve garojnë nëpër rrugët me mijëra turistë-këmbësorë.

Tivari (76 km në jug të Podgoricës). Limani më i madhë në Mal të Zi, terminali i pasagjerëve (linja të përditëshme për në Bari-Itali) dhe marina për jahta. Simboli i qytetit është druri i vjetër i ullirit i cili numëron më se 2000 vite (druri më i vjetër në Europë) i cili jep fryte edhe sot.

Ulqini – qyteti më jugorë në Mal të Zi. Klimën mesdhetare të këti qyteti e karakterizon dimri i butë dhe i shkurtë (temperatura mesatare në janarë 12,5°С) dhe vera e gjatë dhe e nxehtë. Uji i nxehtë i detit (më se +26°С) garanton sezonin e larjes në plazhin e hotelit “Albatros” prej muajit prill deri në nëntorë.

Mali i Zi i ruan shenjëtoret e krishterizmit, relikvijet dhe ritet fetare. Manastiret ortodokse gjithmonë kanë qenë përplot sikur ulishtat, në të cilat bletët me dashuri ndaj Perëndisë, duke synuar shpërblimin hyjnorë, kanë punuar palodhur në tokë, duke gjetur në punën e vet shkëndinë e madhërisë.

Manastiri i Cetinës, i themeluar në shek. XV. Njihet si mishërim i lidhjes hyjnore në mes të Malit të Zi dhe Rusisë. Në të ruhen shumë shenjtëri. Tre prej tyre, me pinjellon e vet i ka pikturuar apostuli i shenjtë Lluka (shek IX) – grimëca e Kryqit të shenjtë, në të cilin ishte gozhduar Jezu Krishti, dora e djathtë e Jovan Pagëzorit, e cila pagëzoi Krishtin në lumin Jordan dhe ikona e të shenjtës Mari Filermosa.

Manastiri i Ostrogut – i gdhendur në shkëmbinjë në lartësinë mbidetare prej 1000m – shenjtërija më e njohur malazeze dhe vend i pelegrinazhit të mijëra pelegrinëve të të gjitha nacionaliteteve dhe besimeve. Në shek. XVII manastirin e Ostrogut e ndërtoi i shenjti Vasilije Zahumski (i Ostrogut), mrekullibërësi, shëruesi i tëgjithë të sëmurëve. Kufoma e tij ruhet në kishën e të shenjtit “Vaznesenja Bogorodice”.

Me siguri nuk ekziston territor, në kuptimin gjeografik, më i vogël se territori i Malit të Zi, e i cili njëkohësisht ka më shumë përmëndore kulturo-historike. Në Mal të Zi ka 50 zona arkeologjike, 50 komplekse të mësha arkitektonike, një numër të madhë të objekteve fetare, varg i përmëndoreve përkujtimore të luftërave çlirimtare.

Mali i Zi – shkëmb i detit, fjollë bore, kaleidoskop i shkrepave të pjerrta dhe ujëvareve që shkapërderdhen. Ky është shtet i shpresave, ëndrrës dhe realitetit. Ketu janë të shkelura rrugët e paqës dhe qetësisë.

Dashuria në shiqim të parë len gjurmë të thella, ashtu që shiqimi i dytë bëhet i pashmangshëm.

Ejani në Mal të Zi! Dhe në të njëjtin moment do të ju lind dëshira që të ktheheni përsëri këtu!


Notice: Undefined property: stdClass::$displayThemebox in /home/albatros/public_html/wp-content/themes/albatros/ait-cache/_wplatte/_Templates.main-layout.php-7f139a7c3e2fc853eaa9e8dad3e94f5b.php on line 303